MIRE SE VINI NE WEB.SITIN SHPRESOJ TE KALONI CASTE TE KENDSHME
 
ForumForum  PortalliPortalli  CalendarCalendar  GalleryGallery  PytėsoriPytėsori  KėrkoKėrko  RegjistrohuRegjistrohu  Grupet e AnėtarėveGrupet e Anėtarėve  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 NĖ SOFĖR ME GJENIUN...

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
toli_55
Admin
Admin


Male Numri i postimeve : 109
Age : 32
Qyteti : irak :p
hobi juai : hacking
Humor : hahah
Registration date : 11/05/2008

MesazhTitulli: NĖ SOFĖR ME GJENIUN...   13/07/08, 06:21 pm

NĖ SOFĖR ME GJENIUN...

Jo shumė njerėz kanė fat tė takojnė njėrin nga gjenitė e kohės sė tashme. Kur e takova unė ai mė fliste pėr lopėt e sėmura tė Evropės.Si mendojnė njerėzit? Si mund tė duket njė gjeni? Me flatra, i gjatė dhe i bukur... Apo si njė polic metropolesh ku pranohen mendimtarėt e rinj pas provimit tė tyre nė shkencat e historisė sė mashtrimit. Jo vetėm shqiptarėt, por edhe tė tjerėt flasin pėr njė gjeni, tė cilin unė nuk e pranoj si tė tillė, sepse nuk me le pėrshtypjen e njė pėrbindėshi qė pėrdhunon pėrkufizimet e mendimit tė djeshėm dhe tė sotėm. E qė del pa frikė para masės sė pėrdhosur e tė frymėzuar nga konceptet e kodifikuara tė Zotėrave pa pushtet. Pėr mua ka vetėm njė gjeni. Ai qė di tė bėjė ndryshime nė fuksionalitetin e universit mendor. Si funksionon ky univers? Krejt ndryshe nga ajo, se si e paraqet forma fizike e moralit tė pėrqafuar nga shumica e animalitetit me dy kėmbė dhe aftėsi pėr tė folur njė gjuhė tė caktuar. Universi ka filluar tė realizojė ndėshkimin e vetėdijes qė nuk pėrputhet me realitetin, tė cilin jemi duke ndėrtuar. Qėllimi i pėrbotshėm i misionit artsistik nuk pranon mė kamuflimin dhe stėrmaskimin e relaitetit ekzistues. Natyra ka filluar tė shfaqė pakėnaqėsinė e vetė nėpėrmjet ēoroditjes sė yjeve dhe dekompozimit tė sistemit planetar. Toka pėrzihet nė punėt e brendshme tė Jupiterit. Gjeniu na thotė: „Tė kėrkojmė strehim nė atdhe, ai ėshtė shpėtimi jonė i vetėm....“. TRURI I LOPĖVE TĖ EVROPĖSSofra ku ėshtė ulur gjeniu dhe ca bashkėkohės tė mi shėrbehet nga njė rob pa fe, emėr dhe pėrkatėsi kombėtare. Dikush qė kėmbėngulte se e njeh, na tregonte sė ėshtė ushtar i mbetur gjallė nga lufta evropiane pėr zbulimin e kripės nė Indinė paqėsore tė Mbretit Ashoka. Nė sofrėn e gjeniut bėhej fjalė pėr lopėt e ēmendura tė Evropės, trurin e kalbur tė epokės sime, kulturat e humbura dhe librat e djegura tė qytetėrimit ilir. Gjeniu, paradokohėsh kishte shkruar: „Sa tė kushton puna e dorės tė mbarosh njė libėr heretik?“. Sa ėshtė duke mė kushtuar mua pėrpjekja pėr t`u futur nė labirinthet e ēmendura tė botės sė tij? Ka kohė qė shpirti im kurvėrohet pas shpirtit tė tij dekadent, heretik dhe tė pamėshirshėm. Rruga e dhimbjes pėr ardhmėrinė mondane pėrmblidhet e kufizohet nė dėshirė pėr tė gjetur veten. Pėrhumbja nuk ėshtė sakrificė, as nuk justifikohet duke ia hudhur fajin tjetrit, ajo ėshtė rezultat i formimit tėnd servil-thotė ai duke injoruar ekzistencėn time pranė tij. Ku dijnė lopėt e Evropės se ē`ėshtė gjenialiteti! Kėtu, perendimit i ėshtė kalbur truri pikėrisht nė pjesėn llogaritėse tė tij. Tendenca e artit pėr tė vetėdijėsuar humanitetin e mbetur pėr rrezikun e vazhdueshėm nga virusėt qė krimbosin mendjen dhe shpirtin e ardhmėrisė njerėzore pėrfundon nė sheqerin e mbetur nė fund tė gotės sė verės. Bota dehet vazhdimisht pėr tė mbijetuar injorancėn e vet mbi vetveten. Tė gjithė kanė ēuar duart lart nga procesi i vetnjohjes dhe pėrmirėsimit. Gjeniu, mė nė fund pėrflak misionin e vet dhe kėrkon pėrbashkimin me viktimat e modernitetit. Ai ka dhimbje pėr ta-pėr robėrit. Pėr gratė shtatzėna tė historisė humane, tė cilat nuk arritėn kurrė tė zbulojnė prindėrit e foshnjave qė bartin nė stomakun e tyre. Sofra, ngadalė po shprazet, gjeniu merr frymė mė lehtė. KUFOMA E INJORANCĖS DHE PLEHĖRI HISTORIK I QYTETĖRIMIT Me gjeniun u takova pikėrisht nė ditėn e festės sė robėrve barkfryer dhe mendjedehur. Ajo festė pėr mua ėshtė njėfarė lloj obligimi ndaj stėrgjyshėrve. Shqiptarėt janė ekspertė tė mbijetimit. Po edhe tė nėnshtrimit poshtėrues. Kishte thėnė njė i menēur i kohės sonė, por jo edhe gjeni. Asgjė nuk ėshtė pėrfekte pėrveē gjeniut dhe heshtjes sė tij nė situata tė caktuara. A hesht gjeniu? Po, atėherė kur flet kėrcėnimi. I vetmi kėrcėnim pėr gjeniun ėshtė pėrjashtimi nga mbretėria e artit. Arti nuk do pėrleshjen e gjeniut me pėrbindėshat material tė kohės. Arti nuk njeh ligjin e komprometimit, i cili nė tė shumtėn e rasteve rezulton si domosdoshmėri pėr tė ekzistuar. Kjo ėshtė e vetmja kontradiktė, qė monarkia artistike ka nė vete. Makiaveli pėrpiqej tė bind administratėn artistike pėr kėtė fakt tė pakontestueshėm, mirėpo Princi i Letėrsisė sė pėrjetshme dėnoi ate pėr metodėn kriminele tė tij, me tė cilėn pėrpiqej tė arrij qėllimin e tij final dhe ngadhnjeu debatin me kėtė pretendent jashtėzakonisht tė pėrgaditur qė luftonte pėr tė fituar amshimin. As arti nuk na qenka i pėrkryer ?! Pse? Sepse gjeniut tė kohės sime i mėrzitet tė bėj pėrpjekjen e Makiavelit. I mungon guximi dhe vendosmėria. Ai hesht. Dhe pikėrisht kėtu fshehet arma e tij. Ai ėshtė gjeniu. Do tė bindeni tek atėherė kur do tė keni rastin tė qėndroni, qoftė edhe njė sekondė pranė tij! Gjeniu nuk ka nevojė tė flasė, ai thotė gjithēka nėpėrmjet shikimit tė tij. Nėpėrmjet ngulēimit, dhimbjes dhe pėrplasjes sė tij mbi fatin e shifrave dhe formulave tė gjuhės sė tij! Gjuha e gjeniut helmon bukėn zezė tė injorancės dhe hudh kufomėn e saj mbi plehrat historike tė qytetėrimit luftarak, nė emėr tė tė cilit ne njerėzit e kėtij fundshekulli krenohemi.NĖ KĖRKIM TĖ HEROIT TĖ GJALLĖHeroi ka vetėm njė karakter. Ai lufton pėr tė thyer ligjin dhe zakonin e sunduesit nė kohėn kur tė tjerėt i nėnshtrohen atij nė mėnyrė poshtėruese. Ai ia jep jetėn aktit tė dėshmisė kundėr sė keqes, negatives, kontraproduktives dhe djallėzores. Gjeniu ėshtė kundėr asaj, qė tė dhurojė qėnien e tij fizike e tė bėhet hero. Ai do qė nė mėnyrė tė pavėrejetshme t`ikė akrepit tė orės nė tė cilėn jeton, duke i shpallur vetes njė orar tė ri, ate tė injorimit. Pse gjeniu nuk do tė bėhet hero? Pėr arsye se urren luftėn dhe mundėsinė e dėshtimit, humbjes. Detyra e tij ėshtė qė tė jetė gjithmonė ngadhnjyes mbi mendimin e plehėruar tė shekullit dhe vetėdijes sė trishtueshme njerzore, sė cilės ai ėshtė duke i paguar njė haraē tė lartė. Hero ėshtė vetėm qenia qė vetekzekutohet nė shenjė proteste kundėr sistemit tė papėrkryer tė organizimit tė jetės nga ideologėt- kryegabues, tė cilėt, fatkeqėsisht, me shumicė pėrbėjnė parlamentin e literaturės zoologjike tė kohės. Ka vetėm njė hero tė gjallė, njė qenie qė stėrmundon melodinė e pafund tė krimit nė mendjen njerzore, gjeniu. Vetė mungesa e guximit tė tij pėr tė pėrjashtuar prezencėn e tij nga bota dhe jeta e robėrve dėshmon sakrificėn e tij dhe sinqeritetin qė ai bėn ndaj viktimės. Viktimė, e cila sundohet nga pjesa e mbrapme e kokės sė tij pa sy. Verbėria e viktimės i ndihmon gjeniut qė tė kėnaq ate duke i folur edhe mbi bukurinė e fytyrės, tė cilėn gjeniu e ka humbur qysh nė takimin e tij tė parė me historinė e Adamit, Evės dhe Prometeut. ĖNDRRA E GJENIUTEnde pa mos mbaruar biseda e sofrės gjeniun e kishte marrė gjumi. Njė Zot e di se ēfarė simbolesh gjysėm tė errėta nė ėndėr do t`ia deshifrojnė qėllimin e shkuarjes sime nė sofrėn e tij. A thua do tė zbulojė se momenti, gjatė qėndrimit me tė mė bėri tė vetėdijshėm pėr potencėn time tė paskajshme pėr vjedhje fabulash tė vdekura dhe se nga ai moment kam vendosur qė mė tė mos marrė pjesė nė festėn tradicionale tė robėrve barkėplasur dhe klaneve tė pites brum-baltė, qė mė rekrutuan duke iu falenderuar mungesės fizike tė gjeniut nė sofrėn e konsolidimit tė mendjes me barkun tim tė mbushur plot shkronja librash tė shkruar nga shkrimtarėt qė shėrbejnė nėpėr kėshtjellat e mendjes sė ndryshkur tė kohės sime. Gjeniu u zgjua. Unė mbeta me tė, nuk hudha biletat duke ikur pas injorancės qė tė mė mbajė pranė vetes. Nuk vazhdova traditėn e stėrgjyshėrve tė mi, tė cilėt i kishte pėrzėnė gjeniu nga sofra e tij. S`kishte nevojė t`i rrėfej gjeniut pėr devijimet e mia shpirtėrore pėrderisa ai flente, sepse ai gjithė kėtė mundim shpirtėror qė unė e bėja zgjuar, ai e kishte pėrjetuar duke fjetur.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
NĖ SOFĖR ME GJENIUN...
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
O Magjistar :: Feja dhe besimi i Njeriut-
Kėrce tek: